Ndahet nga jeta Bud Spencer, ikona e shumë brezave

Pasditen e djeshme ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur për shumë shqiptarë Bud Spencer. Lajmi është konfirmuar nga i biri Giuseppe Pedersoli. “Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte “Faleminderit”.

Bud Spencer ka lindur më 31 tetor 1929 në Napoli. Ai u kthye në një aktor italian të njohur dhe komedian i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan, partnerin e tij Terence Hill.

Karriera e tij fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrullë gjatë viteve ’70, kur së bashku me aktorin tjetër komik Mario Girott, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pelqyeshëm për publikun.

Perveç aktrimit, Bud Spencer ka qenë edhe një ish-notar profesionist, gjithashtu edhe prodhues filmash. Ai është diplomuar për juridik dhe po ashtu kishte qenë edhe pilot helikopteri dhe kishte hapur një fond për bursa për studentet e rinj.

SHKARKO APP