Në 47-vjetorin e Jennifer Lopez… sharm dhe hijeshi

Jennifer Lopez ka mbushur 47 vjeç. Por ende mbetet mbetet një nga këngëtaret më të bukura në botë. Ajo është e para në botën e showbiz-it, që promovoi vijat dhe të pasmet e femrë i futi në trend.

Jay Lo ka lindur në Bronx. Profesionin si artiste e nisi me vallëzimin. Është rritur në Backrock të lagjes së Bronxit Cassell Hill. Nëna e saj ishte edukatore, ndersa babai merrej me informatike. Të dy janë portorikas lindur në Pons. Në familje Jennifer u edukua si katolike. Ka dy motra Lindën e Lesly-n.

Është shkolluar në shkollat katolike dhe ka mbaruar shkollën për vajza në Bronx. Kur kishte 19 vjet, vetë paguante orët e vallëzimit.

Kur bëri 16 vjeç ka luajtur një rol në vitin 1987, “Çupa ime e vockël”. Pas disa muajsh kalimi në audicionet e vallëzimit, u zgjodh për grupin New Kids on the Block. Punën e saj më të madhe e fitoi me rolin e “Vajzën fluturuese” në serinë “Në ngjyrat e jetës”. Në vitin 1993 u paraqit në spotin e Jenneth Jackson “That’s the Way Love Goes”.

Roli i parë kryesor i saj ka qenë në filmin biografik Selena (1997) për të cilin ka fituar çmimin “ALMA”, si artistja më e më mirë.

Jeta e saj private ka tërhequr gjithmonë mediat. Martesa e saj e parë ka qenë me një kamarier kuban None Ojan. U kurorëzua në vitin 1997 e në vitin 2006 këngëtarja ishte në kaos. Ojani botoi librin ku zbuloi detajet e martesës së tyre. Jay Lo për këtë e paditi në gjyq. Pas divorcit filloi lidhjen dyvjeçare me reperin Sean Combs. Martesa e dytë e Lo ka qenë me balerinin, Chris Jad. U njohën gjatë xhirimit të spotit “Love Don’t Cost a Thing”. Më 29 shtator 2001 u kurorëzuan. Martesa e tyre përfundoi në qershorin e vitit 2002 kur Lopez filloi lidhjen me Ben Afleck.

Në nëntorin vitit 2002 Lopez dhe Ben u fejuan. Lopez disa herë kishte thënë se Afleck “është i duhuri” dhe se shpreson se me të do të ketë familje. Martesa e tyre ishte planifikuar për 14 shtator 2003 në Santa Barbari, Kaliforni, ku edhe u anulua vetëm disa orë para fillimit.

Në janarin e vitit 2004 lajmeruan fundin e lidhjes së tyre.

Më pak se dy muaj pas ndarjes me Afleck, Lopez u pa me Marc Anthonyn. U kurorëzuan në vitin 2004.

Në vitin 2007 Lopez njoftoi se pret fëmijë, e babai i fëmijës, më 5 shkurt 2008 njoftoi se Lopez kishte binjakë. Më 22 shkurt 2008 Lopez lindi vajzën Maribelle dhe djalin Max. Më 15 korrik 2011, pas shtatë vitesh martese, u nda ng Anthony. Tani është në lidhje me Caspar Smart.

SHKARKO APP