Ne jemi një popull me mentalitet emigranti

Nga Robert Aliaj Dragot

NE JEMI NJË POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Një përgjigje për Top Albania Radio

Meqenëse Top Albania Radio më listoi një seri paçavuresh muzikore të stilit “O sa mirë me qen shqiptar” , “Kuq e zi je ti”, etj., të ngjashme me “Enver Hoxha tungjatjeta”, e përkërira të kësaj natyre, e ndjej të nevojshme, ndoshta t’ju zbuloj një këngë patriotike, jo një paçavure.

“Për ty Atdhe”, kompozitor Pjetër Gaci, kënduar nga Mentor Xhemali.

Unë ju sugjeroj juve të shkoni tek psikologu që të kuptoni pse patriotizmi është i lidhur me emocione dashurie. Ne duhet ta identifikojmë veten me vendin tonë. Por pak nga ne e shohin atdheun tonë si orientim për t’u vetëpërcaktuar me idealin.

NE JEMI NJË POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Sikur vetëm për një arsye që është: Në nivel kombi, turma e patriotëve nuk përmbush nevojat ekonomike, socio-kulturore dhe politike, që i japin individëve një ndjenjë sigurie, një ndjenjë të përkatësisë dhe prestigjit.

NE JEMI NJË POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Sepse ne nuk jemi sentimentalisht të lidhur me kombin tonë dhe nuk jemi të motivuar për të ndihmuar në përparimin e vendit tonë.

NE JEMI NJË POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Sepse elitat shqiptare të korruptuara, politikanët dhjakonarë, kanë ndjekur politika kriminale dhe kështu edhe ne, nuk kemi atë ndjenjë të identitetit dhe vetëvlerësimit përmes identifikimit kombëtar.

NE JEMI NJË POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Sepse jemi hipokritë, me mentalitet provincial dhe tmerrësisht të pa ndershëm.

NE JEMI NJË POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

NE JEMI NJE POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Nje pergjigje per Top Albania Radio

Meqenese Top Albania Radio me listoi…

Pubblicato da Robert Aliaj Dragot su Domenica 29 novembre 2020

SHKARKO APP