Në Turqi zbulohet një mozaik 1600-vjeçar

Në qytezën Gëlbashë (Gölbaşı) të Adëjamanit (Adıyaman) është gjetur një strukturë mozaiku e shekullit të 4-ët të erës sonë. Vëllezërit Kemal dhe Mehmet A. gjetën një strukturë mozaiku të periudhës romake ndërsa ishin duke punuar në fushën e tyre në lagjen Çakmak të qytezës Gëlbashë. Vëllezërit njoftuan xhandarmërinë dhe pastaj një ekip shkoi për të kryer procedurat e nevojshme. Pas përfundimit të procedurave, mozaiku iu dorëzua Drejtorisë së Muzeut të Adëjamanit. Arkeologët e Muzeut moshën e mozaikut e kanë përcaktuar afërsisht 1600-vjeçare.

SHKARKO APP