Nënë Tereza, bust edhe në Mynih (FOTO)

Statuja e një nga figurave më të rëndësishme të popullit shqiptar Nënës Terezë që nga nesër do të jetë prezent edhe në Gjermani.

E derdhur në bronz nga artisti mitrovicas, Miftar Istrefi i njohur si “Tali”, statuja e Nënë Terezës nesër do të vendoset në oborrin e katedrales Johannes Baptist në Munich.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Miftar Istrefi, i cili është shprehur se kjo ka një rëndësi shumë të madhe për të si artist, por edhe për popullin shqiptar për shkak se Nëna Terezë është një figurë e paqes dhe dashurisë.

“Vetë fakti se është figura e Nënë Terezës ka rëndësi, jo vetëm për mua, por edhe për gjithë kombin shqiptar sepse ajo është një figurë e paqes dhe dashurisë”, është shprehur Tali.

Përurimi i statujës do të bëhet nga ora 10:30.

Kjo nuk është vepra e vetme e Talit me figurën e Nënë Terezës që vendoset në një qytet jashtë trojeve shqiptare.

Më 13 shtator një bust i saj, i punuar nga Tali, ishte vendosur në Toronto, Kanada.

 

SHKARKO APP