Nga hudhrat për shtatzëninë deri tek vrimat në kokë

Me zhvillimin e teknologjisë dhe metodave të reja të kërkimit mund të themi se dimë çdo gjë për të parët tanë. Megjithatë ka disa gjëra të cilat nuk i dinim më pare dhe kur i mësuam thjesht na habitën. Kjo na bën të mendojmë edhe se si disa praktika të të parëve tanë janë shumë bizariste për standardet tona moderne.

Gratë përdorën plumb dhe squfur për të ngjyrosur flokët

Njerëzit i kanë lyer flokët që nga kohët e lashta, por mungesa e njohurive në kimia dhe përdorimi i gabuar i substancave të gabuara ndonjëherë përfunduan keq për shëndetin e tyre. Të lashtët gjithashtu përdorën materiale bimore për të ngjyrosur flokët e tyre, por efekti nuk zgjati shumë. Grekët dhe romakët përdorën një ngjyrë të përhershme të flokëve që përbëhej nga kimikate të ndryshme duke përfshirë squfurin. Në vitet 1700, italianët filluan të bënin flokët me sodë, pasi kërkonin një ngjyrë të artë flokësh. Shumë zonja evropiane përdorën shafran dhe pluhur squfuri për të arritur një ngjyrë të bukur. Afganët gjithashtu besonin se ngjyrosja e flokëve mund të shëronte nga dhimbjet e kokës.

Për të rritur gjoksin, u bënë operacione me imiante xhami ose gome

Që nga kohërat e lashta, gratë kanë përdorur mjete të ndryshme për të përmirësuar pamjen e tyre të jashtme. Gjoksi nuk ishin përjashtim. Disa gra bënin trajtime tropikale, kremra pse solucione për ti rritur në numër. Megjithatë, operacioni i parë i gjirit u krye në vitin 1895 nga Vincenz Czerny. Pas kësaj, mjekët përdorën materiale të ndryshme për të zgjeruar gjinjtë e grave: fildish, topa xhami, gomë dhe mbushës të tjerë.

Mund të duket e shpifur, por ishte fakt i vërtetë: Njerëzit e Lashtë përdorën jashtëqitjen e kafshëve për të trajtuar e kurua nga sëmundje të ndryshme. Për shembull, gratë në Greqinë e lashtë besonin se jashtëqitja e krokodilit mund të përdorej si një kontraceptiv i fuqishëm, duke e vendosur në vaginën e tyre. Në Egjiptin e lashtë, jashtëqitja përdorej për të kuruar plagët. Jashtëqitja e deleve përdorej nga skocezët për të trajtuar sëmundjen e lisë. Ndërsa e derrit për të ndaluar gjakrrjedhjen nga hundët.

Doktorët e kohëve të lashta ishin gjithnjë e më shumë kuriozë për trupin e njeriut dhe përdornin një serë metodash për të kuruar sëmundjet e ndryshme. Një ndër to ishte Trepanation  vrimat në kokë. Doktorët besonin se mund të kuronin sëmundje si infeksionet, konvulsionet dhe dhimbjet e kokës duke bërë vrimë në kokë. Ata mendonin se sëmundje të ndryshme u shkaktonin nga një shpirt djallëzor që futej në kokën e njeriut, kështu ata bërin vrimën që shpirti të dilte jashtë. Për fat të mirë, kjo praktikë u zhduk shpejt. Ka pasur raste të njerëzve të cilët kanë mbijetuar edhe pasi iu është bërë një vrimë në kokë.

Grave nuk iu lejohej të qanin. Një funeral normal në Romën e Lashtë fillonte me ecjen në rrugë. Sa më shumë njerëz që shkonin në funeral, aq më shumë respektohej njeriu. Ndonjëherë familjet punësonin gra për t’ju bërë përshtypje burrave që do rendnin pas saj e kështu do rritej numri i njerëzve. Për ta bërë sa më të besueshme dhimbjen e tyre, ata gërvishtnin kraharorin dhe shkulnin flokët.  Më pas, tradita u quajt shumë e fortë, ekstreme dhe negative. Nuk u lejuan  më punësimet e njerëzve për të qarë nëpër funerale.  E ndërsa më vonë, u kërkua që askush të mos qante në funeral sepse kjo sipas gojëdhënave nuk e linte shpirtin të largohej qetë.

Baballarët mund të vrisnin pa problem të dashurit e vajzave të tyre. Kështu ishte ligji atëherë dhe çdo pranim apo refuzim duhet të vinte njëherë nga babai dhe më pas tek vajza. Edhe në zgjedhjen e partnerit duhet të ishte babai ai që jepte vendimin.

Në kohët e lashta, baballarët kishin të drejtë të shisnin djemtë e tyre vetëm  tre herë. Pra, babai e merrte djalin dhe e shiste si skllav. Nëse personi që e blinte nuk kishte më nevojë për të, atëherë ai kthehej në shtëpi tek familja e tij. Kjo gjë mund të ndodhte vetëm tre herë, jo më shumë.

Doktorët përdornin hudhra për të zbuluar shtatzëninë. Mungesa e njohurive në anatominë e njeriut do të thoshte pasiguri tek ai për të përcaktuar nëse një grua është shtatzënë. Megjithatë, ishte një metodë natyrale për ta zbuluar. Në vitin 1350, një gruaje iu kërkua të mbante një hudhër në vaginë. Dhe në mëngjes ai nuhaste aromën e saj në gojë, dhe nëe do i vinte era hudhër, do të thoshte se ishte shtatzënë.

Hiqnin vetullat për të simbolizuar dhe vlerësuar  fuqinë e maceve.

Tualetet, ashtu si dushet ishin publike në Romën e Lashtë. /Tirana Post/

SHKARKO APP