Agron Gjekmarkaj bën thirrjen luftarake për demokratët: Jemi në sulm, falë liderit Berisha ne do të fitojmë!

Agron Gjekmarkaj deklaron se “Ne do ta shporrim frontin e “Rilindjes, ne do ta zhbëjmë skotën e Edi Ramës, rraqet  e tij kudo në Mirditë, Lezhë e Kurbin!

Sot, falë rikthimit të liderit historik, Sali Berisha, dhe përpjekjeve të palodhura për bashkimin e demokratëve, Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë për të mbrojtur vlerat e saj dhe për të rikthyer shpresën e normalitetin te shqiptarët. Ky bashkim është themeli i frontit më të madh që koha kërkon! Ne besojmë tek fitorja, ndaj do ta prekim atë më 11 maj!

Ne jemi në sulm!

Swiss Digital Desktop Reklama

E kemi jetike aleancën me diasporën, njerëzit tanë kudo në botë, që të bëhen pjesë e ndryshimit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk duhet të hezitojmë për të luftuar me indiferencën! Fitorja e Albert Mëlyshit në Bashkinë e Mirditës është një dëshmi e qartë se kur njerëzit shihen në sy, ndjejnë të vërtetën dhe besojnë te fitorja, ajo është e mundur.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi. Ne kemi besim të plotë se më 11 maj, kjo energji dhe ky unitet do të shndërrohen në një fitore të madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë Shqipërinë.

Zoti e bekoftë Mirditën, Partinë Demokratike dhe Shqipërinë!”- përfundon thirrjen luftarake Gjekmarkaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?