Nga noti në kinema e politikë, jetët e Bud Spencer
Bud Spencer nuk ishte vetëm gjigant i madh me zemër të mirë në skenën e xhirimit, që kishte pasion vetëm kinemanë. Ai kishte pasion notin, kiminë, fluturimin madje dhe politikën. Emri i tij i vërtetë është Carlo Pedersoli.
Lindi në Napoli por jetoi në Romë. Spencer fitoi 11 çmime në not. Ka marrë pjesë në dy gara olimpike: Helsinki 1952 dhe Melbourne 1956.
Në 1955 në lojrat e Mesdheut në not fiton medalje ari. Në karrierën e tij si artist në 2010 Spencer fiton cmimin David di Donatello.
Paralelisht ai zhvilloi dhe pasionin e tij për fluturimin. Mori licencën për pilote helikopteri për Italinë, Zvicrën, dhe SHBA.
Në 2005 kandidoi në zgjedhjet lokale italiane si i djathtë, në listën e Forca Italia por nuk u zgjodh. Në zgjedhjet vendore të Romës në 2013 mbështeti kandidaturën e vajzës së tij Kristina me partinë “Populli i Lirisë”