“Ngjyrat e jetës” – Fëmijët e “Zyber Hallullit” çelin ekspozitë me mbështetjen e Shoqatës së Konsujve

Pas një kursi intensiv në pikturë, fëmijët e institucionit të përkujdesjes “Zyber Hallulli” çelën për publikun ekspozitën e tyre të parë. Iniciativa e Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri nisi një vit më parë dhe gjatë kësaj periudhe në bashkëpunim me Galerinë e Arteve fëmijët ushtruan talentin e tyre përmes penelave dhe teknikave të ndryshme. “Ngjyrat e Jetës”- është titulli i ekspozitës që pati qëllim promovimin e aftësive të vegjëlve dhe mundësinë për të mbështetur dhe dhuruar dashuri për fëmijët që jetojnë në këtë qendër rezidenciale.

Jeta nuk u ka dhënë shumë ngjyra, pasi rriten në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, por falë një inisiative të shoqatës së konsujve të Nderit, fëmijët kanë hedhur në telajo ngjyrat që ua bëjnë atyre jetën të gëzueshme. Dhe siç e shihni janë plot dhe të larmishme.

Këto janë punimet e 20 vogëlushve të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. Nga mesazhet e dashurisë, në mungesë të prindërve kushtuar mësuesve dhe edukatorëve deri tek peisazhet e mrekullueshme të ekspozitës së hapur në Galerinë e Arteve në Tiranë.

Nisma e ndërrmarrë nga Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri, një vit më pare, në bashkëpunim me Galerinë e Arteve, Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” nga Konsujt e Nderit i dha mundësi të vegjëlve të zhvillojnë kurse intensive të artit pamor, pikturës për ta finalizuar këtë përpjekje në këtë ekspozitë në një nga hollet e Galerisë së Arteve.

Fëmijët e grupmoshave nga 5-9 vjeç dhe 10-14 vjeç kanë punuar me specialistët e sektorit të edukimit përmes kulturës, teksa në këtë ditë po sillen si artistë të rritur duke shpjeguar përpara të pranishmëve punimet e tyre.

Kreu i Shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, anëtarë të tjerë të shoqatës si Sotiraq Guga, Vladimir Avrami dhe Elivis Toci shprehën kënaqësinë e tyre se si projekti u finalizua me sukses duke i dhënë mundësi fëmijëve të shprehen dhe të mbështeten tek arti.

Sotiraq Guga, Konsulli i Nderit të Estonisë: Bashkohem me të gjithë pjesëmarresit këtu, me një ndjesi të përbashkët që ne jemi shumë të impresionuar nga talenti juaj. Keni bërë një punë të mrekullueshme, piktura fantastike dhe për këtë unë doja t’ju përgëzoj. Jam i bindur që në ditët në vijim Shoqata e Konsujve të Nderit do jetë në konkurencë kush ti blejë i pari këto piktura.

Edlira Çepani, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Konsujve të Nderit e ndoqi nga afër iniciativën dhe e vlerëson kontributin e konsujve ndaj fëmijëve si pjesa vitale e shoqërisë.

ÇepaniNuk kemi pritur që të kishte kaq shumë talente në një grup fëmijësh kaq të vegjël dhe fëmijë që nuk kishin asnjë eksperiencë në fushën e pikturës. Pra e kanë filluar nga zero dhe sot kanë arritur këtu dhe jemi krenarë të gjitha palët që kemi kontribuar me shumë kënaqësi për të mbështetur talentin e këtyre fëmijëve dhe ndoshta një jetë me më shumë ngjyra të tyre.

Psikologët në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e të vegjëlve, kuptojnë me tepër aftësitë dhe sjelljet e tyre.

Psikologe: Gjatë gjithë kësaj kohe që fëmijët tanë realizuan këto piktura por jo vetëm aktivitetin, argëtimin, kohën që kaluam bashkë dhe stafin e Galerisë së Aarteve, që kanë qenë pranë fëmijëve tanë. Eksperienca ka qenë e mrekullueshme, shpresojmë që të kemi bashkëpunime të tjera.

Me vogëlushët dhe fëmijët më të rritur punoi edhe stafi i Galerisë së Arteve, kuratorë dhe mësues i dhanë dorën e fundit ekspozitës tashmë në dispozicion të publikut.

Esmeralda Dalipi, Bujana Demiraj, Klodi Agostini ia dolën të realizojnë një ndër ekspozitat me punimet me të vecanta të fëmijëve.

Esmeralda Dalipi: Nisma të tilla janë të mirëpritura në Galerinë e Arteve. Do të falenderoja shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”.

Tablotë plot ngjyra, pasionet e tyre apo edhe idetë rastësore të hedhura në telajo u dhanë emocione vizitorëve të ekspozitës së artistëve të vegjël të zyber Hallullit.

Nisma të tilla meritojnë të përgëzohen dhe të përqafohen nga të gjithë ata aktorë të shoqërisë që kanë mundësi të kontribuojnë për zhvillimin e talenteve të fëmijëvë shqiptarë.

/Oranews.tv/

SHKARKO APP