Nisin “Ditët e Naimit”

Edicioni i 20-të jubilar i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, u hap sonte në Tetovë. Ky edicion gjatë katër ditëve do të përfshijë një varg aktivitetesh që do të organizohen në Tetovë dhe Prishtinë.

Festivali nisi prej orës 19:30 para Qendrës së Kulturës në Tetovë, me vendosjen e luleve te shtatorja e poetit kombëtar Naim Frashëri, në 170 vjetorin e lindjes së tij, për të vazhduar me hapjen e ekspozitës “Pelikani”: 20 vjet festival dhe më pas me orën letrare “Globi poetik” ku lexuan 30 poetë ndërkombëtarë. Më këtë rast laureatit tajvanez, poetit te famshëm, Kuei Shien-Lee do t’i dorëzohet çmimi i madh “Naim Frashëri” dhe do t’i akordohet titulli i lartë Anëtar Nderi i Festivalit.

Festivali do të vazhdojë deri të dielën, ndërsa gjatë kësaj kohe do të mbahet edhe një orë e madhe letrare në Prishtinë.

KultPlus ka raportuar edhe më herët për përmbajtjen e programit të këtij edicioni.

SHKARKO APP