Një e treta e akullit në Antarktik rrezikon të shkrijë, ndërsa planeti ynë vazhdon të ngrohet

Më shumë se një e treta e akullit në Antarktik rrezikon të shembet në det nëse temperaturat globale arrijnë në 4 gradë celcius mbi nivelet para-industriale, ndërsa ngrohja globale vazhdon.

Në një studim  nga Universiteti i Mbretërisë së Bashkuar,  shkencëtarët zbuluan se 34% e sipërfaqes së të gjithë akullit të Antarktikut, me përmasa rreth gjysmë milioni kilometra katrorë, mund të destabilizohen nëse temperaturat e botës do të rriteshin me 4 gradë.

Rreth 67% e zonës me akull në Gadishullin  Antarktitk do të rrezikonte destabilizimin, thanë studiuesit.

Çdo verë, akulli në sipërfaqen e rafteve të akullit shkrihet dhe kalon në boshllëqe më të vogla në dëborë poshtë. Por kur ka shumë shkrirje dhe pak reshje dëbore, ky ujë në vend të tij grumbullohet në sipërfaqen e akullit ose derdhet në çarje. Kjo thellon dhe zgjeron çarjet, duke shkaktuar thyerjen e raftit dhe shembjen në det.

“Raftet e akullit janë mbrojtës të rëndësishëm që parandalojnë akullnajat në tokë të rrjedhin lirshëm në oqean dhe të kontribuojnë në ngritjen e nivelit të detit. Kur ato shemben, është si një tapë gjigande që hiqet nga një shishe, duke lejuar që sasi të paimagjinueshme të ujit nga akullnajat të derdhen në det , “tha autorja kryesore e studimit Ella Gilbert, një shkencëtare e klimës në Departamentin e Meteorologjisë në Universitetin e Reading, në një deklaratë.

Gilbert i tha CNN se zonat bregdetare të ulëta, veçanërisht shtetet e vogla ishullore si Vanuatu dhe Tuvalu, në Oqeanin Paqësor Jugor, janë më të rrezikuarit nga ngritja globale e detit.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike arriti në përfundimin  se deri në vitin 2030 kemi kohë për të ulur në mënyrë drastike varësinë tonë nga lëndët djegëse fosile dhe për të parandaluar që planeti të arrijë pragun thelbësor të 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

Emetimet globale të dioksidit të karbonit do të duhet të bien me 45% nga nivelet e 2010 deri në 2030 dhe të arrijnë “zero ” rreth vitit 2050 në mënyrë që të mbajnë ngrohjen rreth 1.5 gradë Celsius.

Gilbert i tha CNN se rritja e temperaturave do të thotë se shkrirja ndodh më shpesh, dhe më intensivisht.

SHKARKO APP