Njerëzit që konsumojnë këtë ushqim, mund të jetojnë më gjatë

Një studim ka arritur në përfundimin, se njerëzit që hanë rregullisht speca djegës mund të jetojnë më gjatë dhe se kanë “një rrezik të reduktuar ndjeshëm të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ose kanceri”.

Shkencëtarët vëzhguan 4,729 studime të specave djegës, duke përfshirë katër studime të mëdha që shqyrtuan implikimet shëndetësore të konsumimit të frutave pikante (po, frutave).

Ekipi më pas shqyrtoi të dhënat për shëndetin dhe dietën e rreth 570,000 njerëzve që shtrihen në të gjithë Italinë, Iranin, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, në një përpjekje për të krahasuar shëndetin e atyre që konsumojnë rregullisht speca djegës me ata që i hanë rrallë ose kurrë.

Në përgjithësi, studimi doli në përfundimin se njerëzit që i konsumojnë specat kanë më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri ose problemet e zemrës, me një reduktim relativ në 26% të vdekshmërisë kardiovaskulare, 23% ulje të vdekshmërisë nga kanceri dhe 25% të vdekshmërisë në tërësi.

SHKARKO APP