Normalja e Elbasanit 108 vjeç, kërkesë institucioneve për Muze Kombëtar

Hapja e Shkollës së Normales  108  vjet më parë,  në qytetin e Elbasanit ishte  një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës dhe kulturës shqiptare.  Por sot tradita është harruar, ndërsa emri dhe vepra e saj rrezikojnë të shuhen. Për këtë arsye, normalistët e fundit të mbetur gjallë, apelojnë që  Ministria e Arsimit t’i kthejë  dinjitetin kësaj shkolle duke ngritur  një Muze Kombëtar Arsimor.

Shoqata ‘Normalisti’ iu është drejtuar sërish me një promemorje institucioneve më të larta të shtetit.

Ndërsa drejtoresha arsimore  e Elbasanit, Jonida Cungu pranon se duhet të ketë vlerësim për këta mësues, por se çështja nuk është në varësi të institucionit që ajo drejton.

Jonida Cungu: “Ne kemi pasur kontakte dhe takime të vazhdueshme me përfaqësues të shoqatës “Normalisti” ku ata kërkojnë që në dispozicion të muzeve në shkollat “Luigj Gurakuqi” dhe “Naim Frashëri të jetë një individ i veçantë që të punësohet vetëm për mirëmbajtjen. Por me dispozitat normative që kemi në fuqi kjo mundësi u takon vetëm mësuesve që ne kemi në sistem.”

Meritat e Normales së Elbasanit janë kombëtare, pasi prej saj dolën mësues për të gjitha trojet.

SHKARKO APP