Nuk hap telefonin, Bob Dylan po injoron Nobelin?
Kur u shpall javën e shkuar se Bob Dylan ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, u provokua një valë diskutimesh online.
A duhej ta fitonte një muzikant çmimin më të rëndësishëm për letërsi?
Por pyetja më e madhe e kësaj jave duket se është: A i bëhet vonë Bob Dylan për këtë çmim?
Dylan dha dy koncerte, të enjten- kur u shpall çmimi- dhe të premten.
Por nuk bëri asnjë koment.
Raportohet se ai nuk iu ka përgjigjur telefonatave dhe emaileve nga Komisioni i Çmimit Nobel.
Këta të fundit thonë se nuk do e kontaktojnë më, por shpresojnë se ai do vijë për të marrë çmimin.
“Edhe nëse nuk vjen, nderimi i shkon atij. Do bëhet një festë e madhe dhe ne mendojmë se do vijë”, tha sekretarja e komisionit.
Çmimi Nobel ka një vlerë monetare prej 900 mijë dollarësh.