Opera “Skëndërbeu”në skenën e teatrit “Migjeni”

Opera “Skenderbeu” ka mbyllur siparin e aktiviteteve ne skenen e Teatrit “Migjeni” te qytetit te Shkodres, organizuar ne 100 vjetorin e lindjes se themeluesit te operas shqiptare, Prenk Jakova.

Mbi 100 artiste te trupes se Teatrit te Operas dhe Baletit, zgjodhen per te interpretuar fragmente te mbledhura nga orgjinali i kesaj vepre te krijuar rreth 50 vite me pare.

Kjo veper vazhdon ti qendroje kohes, pasi mjetet poetike dhe ato muzikore, jane mjaft te njohura per publikun shkodran thote drejtoresha artistike, Zana Çela.

Shfaqja nisi me nje dokumentar ne video-projeksion, kushtuar jetes dhe kontributit te kompozitorit nder vite, per te vazhduar me radhe repertorin e perzgjedhur prej afro 20 numrash.

Autoret e Operas “Skenderbeu” Prenke Jakova dhe Llazar Siliçi, subjektin e mbeshtesin  ne dy fitoret luftarake si çlirimi i Krujes dhe beteja e Torviollit.

Nepermjet ketyre dy momenteve, pergjithesohet periudha 25 vjeçare e lufterave te popullit shqiptar te udhehequr nga Skenderbeu.

Venia ne skene u realizua nga nje staf i gjere profesionistesh dhe nen regjine e Nikolin Gurakuqit.

 

SHKARKO APP