Ora ligjore/ Do të flemë një orë më pak, por dita zgjatet

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, ekzaktësisht në orën dy të mëngjesit, duhet të kujtohemi të zhvendosim akrepat e orës, nga 2 në 3 të mëngjesit pasi hyn në fuqi ora ligjore. Kjo e fundit do të na grabisë një orë gjumë por do të na japë më shumë dritë në mbrëmje. Orari veror do të na shoqërojë deri më 31 tetorin e ardhshëm, kur akrepat e orës do të kthehen pas dhe do të kalojmë sërish në orën diellore.

Parlamenti evropian ndërkohë ka miratuar propozimin për abrogimin e ndryshimit stinor duke filluar nga 2021, por disa vende, kanë vendosur të mos e bëjnë këtë duke i qëndruar besnik orarit të dyfishtë. Abrogimi është kërkuar nga disa vende të BE, me Finlandën dhe Ploninë në rend të parë.

Pozicioni gjeografik më i afërt me qarkun polar, veçanërisht i Finlandës, u dhuron sidoqoftë ditë vere më të gjata dhe një interval më të shkurtër errësire. Ora ligjore është në anën tjetër me e favorshme për vendet mesdhetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhja përfundimtare do ti takojë shteteve individuale, por me rekomandimin e harmonizimit sa më të madh të mundshëm të zgjedhjeve për të evituar një Evropë me orare të ngatërruara. Zgjedhja duhet bërë deri në prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?