Panairi Virtual rreth universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar

Integral Educational Programs ka më shumë se 28 vjet që mbështet studentë nga i gjthë Ballkani në pranimin e tyre në disa nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas raporteve të UCAS, cdo vit regjistrohen mesatarisht rreth 150 – 180 studentë shqiptarë për studime universitare në Mbretërinë e Bashkuar.
5 universitete dhe 3 shkolla të mesme elitare në Mbretërinë e Bashkuar do të marrin pjesë në panairin virtual “ Studioni në Mbretërinë e Bashkuar” qe Integral do te organizoje serish per ti dhene mundesine edhe njehere të gjithe te rinjve shqiptare dhe familjeve te tyre te informohen virtualisht më date 3 dhjetor, nga ora 14 deri në 18:00 pasdite.
Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë një nga sistemet arsimore më të mira në botë, të vlerësuar ndërkombëtarisht, mundësi zgjedhjeje në më shumë se 50 mijë programe studimore si dhe qasje individuale dhe mbështetje maksimale ndaj studentëve ndërkombëtarë. Mbretëria e Bashkuar është e pasur me një diversitet kulturor, me gjuhë dhe besime të ndryshme gje e cila ju ben te ndiheni si ne shtepi. Studentët përfitojnë nga mesimdhënia e stafik akademik të kualifikuar dhe ekspertëve botëror të fushave të ndryshme dhe pasi përfundojnë studimet bachelor kanë të drejtë të qëndrojnë dhe jetojnë për një periudhë 2 vjecare.
Institucionet arsimore qe do te jene te pranishem ne panairin virtual “Study in UK”:
University of Westminster – https://integral.al/university/university-of-westminster/
Universiteti ka 4 Kampuse në zemër të Londrës .I renditur në vend të tretë në Londër për programet në fushën e Marketing dhe Design ai eshte shtepia e mbi 20,000 studentë nga 150 vende të ndryshme të botës. Programet e studimit ofrojnë mundësi intershipi dhe akreditimi professional. Universiteti ofron bursa merite : £1,500 per vit akademik ne programet Bachelor, £3000 per programet Master
University of Essex – https://integral.al/university/university-of-essex/
I rankuar në TOP 50 universitetet më të mira të shkencave sociale ai gjithashtu eshte i emëruar Universiteti i Vitit në 2018 nga Times Higher Education Awards. Në të studiojnë mbi 15 000 studentë nga 140 vende të ndryshme në botë. Universiteti ka tre kampuse, Colchester, Southend dhe Lauton. Universiteti ofron bursa ne baze merite : 3000 GBP si discount ne vitin e pare te studimeve
University of Greenwich – https://integral.al/university/university-of-greenwich/
Studentët mund të zgjedhin nga mbi 400 programe studimi ku programet më të spikatura të studimit jane Arkitektura, Turizmi, Modë, Design, Inxhinieri mekanike etj. Universiteti ka 3 kampuse të mahnitshme në Londër dhe Kent . Greenwich ka një komunitet të larmishëm studentor me studentë nga mbi 140 vende të botës. Universiteti ofron bursa ne baze merite : 3000 GBP ne vitin e pare te studimeve.

University of Northampton – https://integral.al/university/university-of-northampton/
Është një nga universitetet më të reja në Britaninë e Madhe si dhe Universiteti i parë në Britaninë e Madhe i emëruar si Changemaker Campus në vitin 2012. Programet më të spikatura të studimit: infermieria, shkencat shëndetësore, muzika, menaxhimi i eventeve, gazetaria, shkencat sociale etj. Universiteti ofron bursa në bazë të arritjeve tuaja akademike deri 30% në tarifat e shkollimit për çdo vit të studimit tuaj në gjitha programet bachelor dhe master me kohë të plotë
University of the West of England, Bristol
Universiteti eshte vlerësuar me medalje të artë për përsosmërinë mësimore nga TEF ne vitin 2018. Aty studiojne mbi 30,000 studentë nga vende të ndryshme të botë. Ofron mbi 400 programe studimore ku programet më të spikatura të studimit: Gazetari, Media dhe PR, Arkitekturë, Projektim dhe mjeshtëri, Kriminologji, shkenca detare, inxhinieri civile, inxhinieri mekanike . 95% e të diplomuarve punësohen pas studimeve ose ndjekin një program tjetër studimor

Shkollat e mesme te pranishme ne panairin virtual
Cardiff Sixth form College & Dukes Education një nga shkollat jo publike më selektive në Mbreterine e Bashkuara , me rezultate shumë të larta në provimet e A levels. Kolegjet ofrojne programet akademike si A – levels, GSCE si dhe programe per përgatitje në universitet:
Programi një vjeçar u ofron studentëve zgjedhjen e katër rrugëve: STEM i miratuar nga Cardiff Sixth Form College, Biznes, Ekonomi dhe Menaxhim, Shkencat Humane dhe Artet Krijuese dhe studentët do të jenë në gjendje të pranohen në universitetet me te mira
• Rochester Independent College – https://integral.al/school/rochester-independent-college/
• Cardiff Sixth Form College – https://integral.al/school/cardiff-sixth-form-college/
• Earlscliffe College – https://integral.al/school/earlscliffe-college/

TOP 5 programet më të kërkuara nga studentët Shqiptarë
1. Biznes
Biznesi ofrohet në 120 universitete në të gjithë vendin dhe deri në 50,000 studentë u regjistruan vitin e kaluar akademik, duke e bërë këtë program më popullorin në shumicën e institucioneve arsimore.
2. Kontabiliteti dhe financa
Ky program mund t’ju ndihmojë të fitoni eksperiencë dhe njohuri unike të ekonomisë, matematikës, sociologjisë dhe psikologjisë. Studentët mësojnë si të përgatisin dhe interpretojnë pasqyrat financiare, ndërsa përvetësojnë njohuri teorike në drejtimin e një biznesi .
3. Studimet juridike
Pothuajse të gjitha programet juridike në Mbretërinë e Bashkuar lejojnë studentët të kenë një praktikë një vjeçare në kompani ose të përfitojnë nga një shkëmbim studimesh gjatë kësaj periudhe. Përveç drejtësisë, studentët mund të shtojnë një specializim tjetër si politika, gazetaria apo biznesi.
4. Ekonomia
Londra është qendra kryesore financiare në botë, dhe studimi i shumë teorive dhe koncepteve ekonomike i kanë rrënjët në UK gjë e cila mund të jenë një avantazh për çdo student. Disa nga bankat më të mëdha dhe firmat e kontabilitetit veprojnë në Londër, kështu që të diplomuarit e rinj kanë zgjedhje dhe mundësi të shkëlqyeshme praktike.
5. Arti dhe Dizajni
Të gjitha programet e artit bazohen në punën në studio, qoftë ajo pikturë, skulpturë, fotografi apo media dixhitale. Të diplomuarit ndërtojnë karrierën e tyre në fushat e multimedias, botimeve, marketingut, muzeologjisë, galerive të artit, modës ose industrisë së filmit.
Kostot e studimit dhe jeteses në Mbretërinë e Bashkuar
Për studentët ndërkombëtarë, tarifat e studimeve per programe bachelor fillojne rreth 10,000 GBP dhe variojne deri ne 30,000 GBP në varesi te deges se perzgjedhur. Kostot jane me te larta per programet e mjekesise, sidoqoftë, mesatarisht, tarifat janë rreth 12,000 GBP në vit. Për programet master, tarifat mesatare të shkollimit për studentët ndërkombëtarë variojnë nga 10,000 £ – 14,000 në vit.
Sa i përket kostove të jetesës, UK Visa and Immigration në Mbretërinë e Bashkuar kërkon që ju të keni një buxhet prej 1,265 GBP në muaj për të studiuar në Londër. Kjo shumë është shtesë mbi tarifen e shkollimit. Kjo është shuma minimale që duhet të tregoni për të marrë një vizë për të studiuar në Londër. Për vendet e tjera në MB, shuma do të jetë më e vogël.
Viza studentore
Për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar si një student ndërkombëtar, duhet të keni një vizë studentore. Aplikimi per vizë studentore për Mbretërinë e Bashkuar është më i lehtë se cmund te kishit menduar nese ju vendosni te aplikoni me Integral.
Konsulentet tane do të shpjegojnë hapat dhe dokumentet e nevojshme për të marrë një vizë studentore në Mbretërinë e Bashkuar. Për një përshkrim shumë më të hollësishëm, na vizitoni ne panairin online.

Si të regjistroheni për Panairin Virtual – “Study in UK”
Panairi Virtual “Studio në Angli” do të zhvillohet më 3 dhjetor midis orës 14:00 dhe 18:00, në platformën virtuale Brazen. Regjistrimi i vizitorëve për panairin virtual mund të bëhet duke hyrë në linkun: https://app.brazenconnect.com/a/world-education/e/8P3LM .
Pjesëmarrësit në këtë event do të jenë kenë mundësinë të takohen virtualisht, nëpërmjet video live chat me përfaqësues të disa universiteteve ne Mbreterine e Bashkuar dhe të informohen rreth programeve të ndryshme të studimit, mënyres së aplikimit, tarifave si dhe bursave . Përvec stendave të universiteteve në platformë ekziston edhe një stendë ku vizitorët mund të flasin me ekspertët e arsimit Integral Educational Programs, të informohen rreth procedurave te vizes dhe cdo gje tjeter ose të caktojnë një sesion konsultimi falas prane zyres se Integral. Gjithashtu, ju mund të përdorni materiale të ndryshme këshilluese, por edhe materiale të institucioneve pjesëmarrëse. Regjistrimi është falas.
Lista e institucioneve pjesëmarrëse, si dhe informacione shtesë në lidhje me panairin virtual mund të gjenden në https://integral.al/panairi_virtual_studyinuk.

SHKARKO APP