Panik dhe ulërima, balona ngre disa metra në ajër vogëlushen
Një vogëlushe është tërhequr në ajër nga një balonë e madhe dhe si pasojë “fluturoi” në 30 metra lartësi gjatë një festivali tajvanez, pranë bregut të detit në qytetin e Nanlioaos.
Videoja virale tregon sesi 3-vjeçarja u ngatërrua me një balonë portokalli me bisht të gjatë. Teksa ajo rrotullohej lart e poshtë, të rriturit në panik bërtisnin dhe përpiqeshin që ta ulnin në tokë vogëlushen.
Fatmirësisht, vogëlushja nuk ka pësuar asnjë dëmtim, ndërsa festivali u ndërpre menjëherë pas incidentit.