Parodistët e Vlorë vijnë me një këngë për virusin ( VIDEO)
Parodistët e Vlorës, aq të dashur për publikun nuk i lënë adhuruesit e tyre vetëm as në këto ditë të vështira për shkak të pandemisë së COVID-19.
Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, së bashku me dhe Artur Dhamo kanë kënduar një parodi në distancë për Koronavirusin duke dhënë edhe një mesazh.
U hap lajmi, mori dhenë një armik po na vjen,
e gjithë bota ulërin, ky armik po bën kërdinë
Doli shkurti, hyri marsi, në Shqipëri virusi plasi
me tragete e avionë, mbërriti dhe tek ne korona
Të mbyllur në shtëpi po qëndrojmë,
këshillat që na japin respektojmë,
distancën nga 1 metër po e mbajmë,
sapunin kurrë nga dora nuk e ndajmë.
Të dalim nga shtëpia nuk na e mban,
se ky nuk është grip por është flamë,
ç’na del përpara e dezinfektojmë,
e duam jetën që ta jetojmë.
Nxori urdhër qeveria, rrini mbyllur në shtëpia,
blemë oriz dhe makarona, mbushëm plotë raftet tona.
Televizionet nuk pushojnë, ditë e natë na shpjegojnë,
kujdes gojën, hundën, sytë, jemi bërë si të dytë.
Mos lëvizni nga bujtina, nga shtëpia, karantina
Se ilaçi për shërim e ka emrin ‘bëj durim’.
Nëse doni që të jetoni, këto këshilla i zbatoni.
Të martuar, pleq dhe fëmijë rrini brenda në shtëpi.
Edhe ti more trimosh, bëj si ne që të shpëtosh
Jepe besën, jepe fjalën, të gjithë së bashku do ia dalim
https://www.facebook.com/EnrikMehmeti1/videos/297005181270569/