Pas reshjeve te shiut dhe dëborës si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim?!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte në vend do të vijnë në qarkullim masa ajrore të qëndrueshme dhe moti përgjithësisht do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Sipas njoftimit në zonat luginore parashikohet mjegull e përkohshme dhe në zonat malore prani e ngricave në rrugë për shkak të temperaturave negative ndërsa era do të fryjë veriperëndim-juglindje e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

  • zonat malore -3°C deri në 8°C
  • zonat e ulëta 3°C deri në 17°C
  • zonat bregdetare 4°C deri në 17°C.

SHKARKO APP