Përzgjidhen aktorët për dy premiera të sezonit të vjeshtës në Teatrin Metropol

Shfaqja “Tre dhëndurët”, nga Dionis Bubani, e cila vjen me regji të Sonila Kapidanit dhe shfaqja “Mendohu Xhiakomino”, nga Luigi Pirandello dhe me regji të Milto Kutalit, tashmë kanë përzgjedhur aktorët . Dy premiera të sezonit të vjeshtës në Teatrin Metropol, tashmë kanë formuar kastat e tyre të aktorëve. Pas pjesëmarrjes së shumë aktorëve në audicionet e hapura, është shpallur lista e aktorëve të përzgjedhur. Shfaqja “Tre dhëndurët”, nga Dionis Bubani, e cila vjen me regji të Sonila Kapidanit në kastën e saj do t’i ketë aktorët: Gezim Rudi, Pjerin Vlashi, Aleksander Kondi, Lindar Kraja, Roerd Toce, Margent Caushi, Linda Jarani, Hajrie Rondos dhe Elona Hyseni. Ndërsa për shfaqjen “Mendohu Xhiakomino”, nga Luigi Pirandello dhe me regji të Milto Kutalit, do të intrepretojnë: Amri Hasanlliu, Paola Kodra, Arben Derhemi, Marjana Kondi, Klodjana Keco, Redjan Mulla, Alert Celoaliaj, Merita Dabulla, Ezra Vogli dhe Robert Ndrenika. Premierat e këtyre shfaqjeve pritet të vijnë gjatë sezonit të vjeshtës.

SHKARKO APP