Pesë gjëra që do të ndodhin në internet në vitin 2020

Në kohën e revolucionit dixhital, gjithçka ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme, kështu që shumë gjëra që janë të njohura sot do të ktherhen në të vjetra nesër.

Faqja eMarketer, bazuar në zhvillime të vitit që po lëmë pas, ka prodhuar një raport mbi tendencat dixhitale që duhet të jenë pjesë e vitit 2020, sipas Business Insider.

Të dhënat u grumbulluan bazuar në sjelljen e përdoruesve të internetit dhe tregojnë se në të ardhmen strategjitë e marketingut do të dobësohen gradualisht dhe se ato do të zëvendësohen nga vlera, transparenca dhe përmbajtja e personalizuar, e cila do të jetë e rëndësishme për mbijetesën e kompanive.

Meqenëse kërkesat e përdoruesve ndikojnë në reklamimin dixhital, është thelbësore që nevojat e tyre të monitorohen.

Sipas parashikimeve, këto pesë tendenca do të shënojnë vitin 2020.

1. Komandat zanore

Teknologjia e komandës zanore do të përparojë dhe do të zbehë mënyrat aktuale të kërkimit të përmbajtjes në Internet.

2. Konkurrenca ndaj Google po forcohet

Google do të mbetet platforma mbizotëruese e kërkimit në internet, por disa përdorues do të kalojnë në motorët e tjerë të kërkimit, të cilët mund të shkaktojnë probleme për këtë kompani në vitet e ardhshme.

3. Shërbimet në internet do të zbehin televizionin klasik

Shërbimet tradicionale të TV do të humbasin shikuesit për shkak të shërbimeve në internet si Netflix dhe Hulu, të cilat do t’u kërkojnë reklamuesve të ndryshojnë strategjitë e tyre.

4. Korrigjimi i Politikës së Privatësisë së Përdoruesit

Çështjet e privatësisë, të cilat diskutohen pothuajse vazhdimisht në lajme dhe në rrjetet sociale, do të bëjnë që platformat të ndryshojnë praktikat e tyre aktuale të mbledhjes së të dhënave të përdoruesve të tyre, kështu që artikujt që nuk pranohen nga një audiencë e gjerë e do të duhet të korrigjohen.

5. Numri i përdoruesve të Facebook po zvogëlohet

Numri i përdoruesve të Facebook do të vazhdojë të bjerë dhe reklamuesit do të duhet t’i ndjekin ata për të mbajtur audiencën e tyre.

SHKARKO APP