Petrit Malaj për rolin e Doktor Bardhylit: Çfarë na tha Ramiz Alia kur pa filmin!

Roli i Doktor Bardhylit në filmin “Kur hapen dyert e jetës” ishte ai që e rrënjosi aktorin Petrit Malaj në kujtesën e publikut shqiptar. Ende sot, atë e njohin si Doktor Bardhyli, ndonëse krahas aktor dhe Rektor i Universitetit të Arteve, ka marrë edhe titullin “ Mjeshtër i Madh”.

Në një intervistë për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Petrit Malaj ka ndarë disa nga prapaskenat e filmit, ku ka folur për herë të parë edhe për reagimin e Ramiz Alia kur ka parë filmin.

“Ka një moment personazhi që unë interpretoj, Bardhyli, ku shkon për herë të parë atje në malësi dhe hipën në një nga ato skodat.Më thotë njëri nga ata Pirro Malaveci, “të pëlqen mor djal ktej…?” ,dhe ky shikonte nga dritarja e asaj skodës ku kishte hipur. Në skenar ishte shkruar që padyshim që më pëlqen dhe më pëlqen shumë. Regjisori, Rikardi, që për mua është një burrë i zgjuar dhe i zoti, përveçëse është një aktor i mrekullueshëm më thotë: Petrit do bëjmë edhe diçka tjetër. “Cfarë”,i thashë? -Do xhirojmë edhe një dubël tjetër ku do thuash “më pëlqen, të them të drejtën nuk më pëlqen por është një punë që duhet bërë dhe do ta bëj”. E xhiruam dhe kur e montoi filmin Rikardi, montoi pikërisht këtë të dytën. Ishim gjithë ethe dhe gjithë emocion të gjithë se do vinte Ramiz Alia të shikonte filmin. Filmi kalonte në filtra deri sa vinte një antar i byros politike për ta parë filmin nëse do shfaqej në publik ose jo. Ishin bërë harxhime kolosale deri sa të vinte ajo ditë. Prap se prap një fjal e atij mund të bëntë gjithcka të mbyllej, të arshivohej e mos të shikontë më dritën e ekranit. Ishte një tmerr i vërtet. Erdhi e pa filmin, të gjithë nuk flisnim dhe do ti që i kishte ngelur në mendje kjo frazë e këtij personazhi. Kthehet edhe i thotë Rikardit : Urime! Ne të tjerët që shikonim. Më pëlqeu ai djali i ri tha, më pëlqeu me atë fjalë qe tha .E kaluam,e kaluam atë pengesë ,-  përfundoi Petrit Malaj.

SHKARKO APP