Pikturat e Eduart Lir për Shqipërinë në një ekspozitë, fotot e fundit të rrugës “Egnantia”
Në vitin 1848 Eduart Lir nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll.
Udhëtimi mori një kthesë të papritur për shkak se kishte rënë kolera dhe e vazhdoi udhëtimin përmes Selanikut e Manastirit.
Udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Kthehet në Tiranë dhe vazhdon të udhëtojë drejt Kavajës, Beratit, Ardenicës, Apolonisë, Vlorës, Himarës, Tepelenës, Gjirokastrës deri në Janinë.
Mes 100 pikturave të Lirit me temë nga Shqipëria, Tare ka përzgjedhur atë pjesë që lidhet me promovimin e projektit të rrugës “Egnatia”.
Poeti dhe piktori anglez Eduard Lir (1812-1888) ka qenë i pari udhëtar e shkrimtar që bëri një udhëtim të plotë nëpër Shqipëri, jug e veri.