Premiera e “The Dark Tower” në New York

Fletët e veprës së Stephen Kingut, “The Dark Tower”, janë imagjinuar dhe përshtatur për ekran të madh, me aktorët Idris Elda dhe Matthew McConaughey në rolin e protagonistëve. Dyshja e famshme Elba dhe McConaughey parakaluan mbi tapetin e kuq të shtruar me rastin e premierës New Yorkeze të këtij projekti, ku edhe e festuan shfaqjen e filmit nëpër kinema, që do të fillojë nga 4 gushti. Filmi e rrëfen historinë klasike të së mirës kundër së keqes, teksa personazhi i Elbas, Gunslinger – Roland Deschain, mundohet ta shpëtojë universin nga personazhi i keq i portretizuar nga McConaughey në film, i cili mundohet ta shkatërrojë atë. Regjisori Nik Arcel është rritur si adhurues i kësaj vepre në Danimarkë dhe e vlerëson lart librin, duke thënë se i ka ndihmuar atij ta mësojë anglishten. Mbi tapetin e kuq, regjisori Arcel tha se bashkëpunimi me Kingun ka qenë shumë i mirë dhe i frytshëm, pasi autori i famshëm ka sjellë shumë ide për projektin, pa u munduar të imponohet në punën regjisoriale.

SHKARKO APP