Princ Harry flet për herë të parë rreth vdekjes së Dianës

Princ Harry ka treguar se ai është penduar që nuk ka folur për vdekjen e të ëmës, Princeshës Diana, për një kohë shumë të gjatë të jetës së tij.

Duke folur me ish futbollistin Rio Ferdinand, i cili humbi të shoqen si pasojë e kancerit vitin e kaluar, i riu i familjes mbretërore diskutoi rreth impaktit që i la vdekja e së ëmës në 1997-ën, kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

Princi pranoi se vetëm para tre vitesh filloi fliste për faktin se si ndihej rreth vdekjes të së ëmës, duke thënë se nuk ka folur rreth vdekjes së Dianës për 28 vite rresht.

Më vonë siç thotë ai, e kishte kuptuar se të flasësh ishte çelësi: “Nuk ka problem të vuash, por për sa kohë ti flet se çfarë po të bën të vuash. Nuk është dobësi. Dobësi është të kesh një problem dhe të mos e pranosh atë dhe të mos përpiqesh të zgjidhësh problemin që ke”.

SHKARKO APP