Princi William rrëfen pengun më të madh të jetës

Princi William ka rrëfyer pengun më të madh në një intervistë, në të cilën fliste për trishtimin e vdekjes së nënës dhe familjen e tij. “Më ka marrë të paktën 20 vite për të marrë veten. Vazhdoj të kem vështirësi dhe nuk ka të bëjë me ngushëllimin e njerëzve, sepse të gjithë e dinë për historinë e saj dhe të gjithë e njohin. Unë do të doja të kisha këshillën e saj. Do të doja që ajo të njihte Katerinën dhe të shihte se si po rriten fëmijët. Kjo më trishton, se fëmijët nuk do e njohin kurrë atë”, tha ai për revistën GQ. Gjithashtu, shtoi se fëmijëria e djemve të tij do të jetë më ndryshe se e tij. Ai tregoi se ata do të jenë të lumtur dhe të lirë, nuk do të rriten brenda 4 mureve dhe të kenë presionin e medias që i vështirëson jetën. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që familja mbretërore bëhet imazh i kopertinës së revistës.

SHKARKO APP