Projekti i ministrisë së Jashtme greke, nis funksionimi i platformës për mësimin e gjuhës helene

Ambasada e Greqisë në Tiranë njofton se ka nisur funksionimi i platformës së re dixhitale për mësimin e gjuhës greke, staellinika.com. Bëhet fjalë për një nismë të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe të Arsimit të Greqisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘’Stavros  Niarchos’’.
Platfofma staellinika.com është e disponueshme, si online, ashtu dhe për aplikacione iOS dhe Android për telefona celularë dhe tablet. Kjo platformë destinohet për mësues, nxënës, prindër të tyre  por edhe për publikun e gjerë që dëshëron të studiojë gjuhën  dhe kulturën greke.
Përdoruesit e platformës, nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, kanë në dispozicion opsione dhe aplikacione që  e bëjnë mësimin e gjuhës veçanërisht të këndshëm dhe tërheqës. Në ato pak muajt e parë  të funksionimit të saj si program pilot, pati  13 mijë përdorues të rregjistruar nga 110 vende të botës.
Platforma staellinika.com,  duke iu përgjigjur plotësisht sfidave që krijoi pandemia për sistemin tradiocional të arsimimit, lehtëson mësimin në distancë  në të cilin mund të kenë akses të gjithë dhe me metoda novatore pedagogjike.
Mësimet ndërvepruese do të pasurohen dhe do të përditësohen vazhdimisht, duke pasur si objektiv  përmbushjen e sa më shumë nevojave.
Është një mundësi shumë e mirë  për t’u njohur me gjuhën greke ose për të përmirësuar njohuritë e fituara, nëpërmjet mësimdhënies online, në shkollë, në shtëpi, apo kudo ku një mundësi e tillë ekziston.

Informacione më të detajuara mund të gjeni në:
https://www.staellinika.com/home
https://www.youtube.com/staellinika
https://www.facebook.com/staellinika.ingreek
https://twitter.com/staellinika
https://www.instagram.com/staellinika/

SHKARKO APP