Pse e hëna e sotme ishte kaq e vështirë për t’u zgjuar dhe njerëzit e duan ditë pushimi?
E hëna e sotme nuk është një ditë e zakonshme jave. Ndryshimi i orës nga ajo dimërore, në atë verore, bën të flemë gjumë një orë më pak. Si pasojë, sot shtuar edhe shiun, zgjimi ishte më i vështirë.
Kërkimet në këtë fushë tregojnë se 60% e njerëzve në botë ngatërrohen ditët e para pas ndërrimit të orës.
Disa pajisje elektronike e ndërrojnë orën automatikisht dhe disa të tjera jo.
Jo më kot, prej në shumë se 5 vitesh njerëzit në botë kërkojnë që e hëna pas ndryshimit të orës të shpallet pushim Kombëtar.
Sondazhi i kryer nga “Instituti Ndërkombëtar i Gjumit” tregon se 88% e njerëzve kanë ankth gjatë ditës së parë të ndërrimit të orëve për shkak të konfuzionit që krijohet, një orë më pak gjumë që shton lodhjen trupore dhe shumë njerëz që ende funksionojnë me orën e vjetër, sidomos të moshuarit që kanë orë mekanike dhe jo elektronike.
Të pyetur në këtë sondazh nëse e Hëna pas ndërrimit të orëve duhet të ishte pushim ndërkombëtar, 60% e tyre janë shprehur pro këtij mendimi.