Pse Rama është i zemëruar me z. Oliver Varhelyi?

Nga Red Varaku –
Kundërshtimi me arrogancë që kryeministri po i bën sugjerimit të Komisionerit për Zgjerimin z.Oliver Varhelyi për të pritur mendimin e Komisionit të Venecias për rivotimin e ndryshimeve kushtetuese, është para së gjithash shprehje e zemërimit të Ramës me BE.
Sepse, z.Varhelyi e ka vënë theksin mbi organizmin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si kushtin më të rëndësishëm për vazhdimësinë e procesit të integrimit, duke nënkuptuar kështu që ai përbën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Ndërkohë, është e paqartë pse ky njeri bën sikur zemërohet, kur duket hapur që ai nuk ka fare ndër mend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.
Përpjekja e tij për të vjedhur sërish zgjedhjet nëpërmjet ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor, është tashmë e faktuar me shkeljen e marrëveshjes së pesë qershorit, që u miratua nën garancinë e SHBA.
Përpjekja për të bërë ndryshime të njëanshme kushtetuese është një sinjal shumë shqetësues se Rama nuk do zgjedhje të ndershme ndaj BE është ngritur në këmbë për të mbrojtur pesë qershorin dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme në prill.
Sepse, kjo praktikë bie në kundërshtim me këshillën e perëndimit, që procesi i ndershëm i zgjedhjeve kërkon kompromis dhe gjithëpërfshirje.
Ky qëndrim i prerë i z.Oliver Varhelyi nuk dëshmon vetëm ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar se kryeministri shqiptar është një hajdut kronik zgjedhjesh, por dëshmon edhe vendosmërinë e tyre për të çuar përpara axhendën europiane të Shqipërisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Tani nuk e kuptoj pse Rama bën sikur nuk do ta kuptojë këtë, kur atij po i vjen fundi dhe nuk mund ta ndalë dot vendimin që është marrë për të që në 2018, sepse në rastin konkret ai e di mirë që kësaj rradhe nuk ka të bëjë thjesht me ca ambasadorucë të cilët është mësuar t’i kompleksojë me batuta të dylekëshe dhe tua mbyllë gojën me valixhe plot .

SHKARKO APP