Publikohet letra intime që gruaja e presidentit amerikan i dërgonte të dashurës

Bashkëshorti i saj është një nga Presidentët më të famshëm amerikanë dhe ajo një nga Zonjat e Para më të njohura, por pak e dinë që Eleanor Roosevelt ka dashur edhe femra në jetën e saj, edhe pse kjo nuk është një e fshehtë tani.

Marrëdhënia më e rëndësishme e Roosevelt me një femër duket se ka qenë marrëdhënia me reporteren e Associated Press, Lorena Hickok, që mbuloi figurën e saj gjatë fushatës presidenciale dhe thuhet që ra në dashuri çmendurisht.

Eleanor Roosevelt dhe Lorena Hickok mendohet që e kanë nisur marrëdhënien e tyre të gjatë në vitin 1933, para përurimit të presidentit Franklin Roosevelt.

Lorena, ose Hick siç e thërriste Eleanor, ishte një reportere shumë e suksesshme në atë kohë dhe Roosevelt po bëhej Zonjë e Parë. Ato ndanë një marrëdhënie e emocionale dhe romantike që kulmoi në pasion dhe më vonë u zhvillua në një miqësi që zgjati gjithë jetën.

Letrat e ER dhe ajo i shkruante letra me nga 10 deri 15 faqe në ditë Hick në atë kohë, flasin për një marrëdhënie romantike.

Ajo e dinte çfarë lloj marrëdhënieje ishte kjo dhe fshehtësinë që kërkonte e konsideronte te shenjte. Si rezultat, të gjenden prova ka qenë e vështirë, por nuk ishte e pamundur. Ka pasur edhe nga ata që janë treguar më pak të kujdesshëm për privatësinë e zonjave dhe i kanë publikuar letrat e tyre me bindjen që ato përmbanin ndjenjat e tyre romantike.

Koleksioni “Empty without You: The Intimate Letters of Eleanor Roosevelt and Lorena Hickok”, “Bosh pa ty: Letrat intime të Eleanor Roosevelt dhe Lorena Hickok”, i publikuar në vitin 1998 i dha publikut këtë informacion:

 “5 mars, 1933

ER për Hick, shkruar në mbrëmjen e parë pas inaugurimit të Franklin D. Roosevelt.

Hick më e shtrenjta ime!

Nuk mund të shkoj në shtrat pa një fjalë për ty. M’u duk sikur një pjesë imja iku sonte. Ti je rritur duke u bërë pjesë e jetës sime që është bosh tani pa ty, edhe pse jam e zënë çdo minutë.

Oh e dashur. Shpresoj në tërësi do jesh e lumtur për miqësinë time. E ndjej që të kam shkaktuar kaq bezdisje dhe vështirësi sonte dhe më shumë dhimbje zemre sesa mund të përballosh dhe nuk dua të të bëj të palumtur”.

Këto letra flasin për një pasion, por asnjëherë nuk ka dalë në dritë një provë që marrëdhënia e tyre u bë ndonjëherë fizike. Ajo që dihet është miqësia e tyre që zgjati.

SHKARKO APP