Qendra Albanologjike, Xhufi: Teknikët të mbledhin plaçkat

“Vendimi i Ministres së Arsimit për hapjen e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të qendrës së studimeve albanologjike është atakuar ashpër nga historian dhe studiues.

Realizimi i këtij procesi në mes të gushtit, sipas Prof.Dr Pëllumb Xhufit është një përpjekje e fundit për ta kapur këtë institucion politikisht.  Xhufi thotë se teknikëve u ka ardhur koha të ikin, dhe reformën në shkencë duhet t’ua lënë ekspertëve të fushës.

Tirane- Në mesin e gushtit në datën 14, ministrja e Arsimit, Mirela Karabina urdhëron hapjen e garës për të zgjedhur drejtuesin e ri të qëndrës së studimeve albanologjike.

Një vit më parë, Ardian Marashi, drejtori i fundit i qendrës dha dorëheqjen dhe posti i drejtuesit gjatë kësaj kohe është vakantë.

Në fakt, që me reformën e arsimit të lartë, Kryeministri Rama la të paqartë funksionin real të këtij institucioni të themluar në vitin 2007 nga qeveria Berisha me qëllim realizimin e kërkimeve shkencore.

Shefi i qeverisë në shtator të 2016 shpërtheu në kritika të ashpra duke e cilësuar punën e kësaj akademika si shembull të rrënimit të saj.

Por vendimi i Ministres Karabina për zhvillimin e zgjedhjeve për drejtuesit madje duke kërkuar edhe ndryshimi; është atakuar nga historian dhe studiues të cilët kanë dhënë kontributin e tyre prej vitesh në këtë institucion.

Prof.Dr Pëllumb Xhufi në një artikull të publikuar në të përditshmen “Dita” shpreh kritika se në fakt ky proces do të thotë kapje politike të institucionit që mund të ishte më i rëndësishme në aspektin e formimit akademikë.

Xhufi: Dekanët e rektorët e djeshëm e të sotëm, domethënë të përhershëm, i ke deputetë, i ke anëtarë të forumeve drejtuese të PD, i ke anëtarë të Këshillave Bashkiake, i ke në çdo emision televiziv për të mbrojtur vijën e partisë, madje edhe krimet e partisë, siç bën shumë prej tyre më 21 janar 2011. Tani, partia e zonjës ministre, nëpërmjet saj, po kërkon t’i japë dorën e fundit kapjes së Qendrës së Studimeve Albanologjike, të filluar që në vitin 2007.

Ndër të tjera Prof Xhufi thotë se teknikëve u ka ardhur koha të ikin, duke ia lënë në dorë këtë prove të rëndësishme, për të qënduar larg politizimit personave që do të marrin detyrën në shtator; kur të krijohet dhe qeveria.

Por ndryshe nga z.Marashi, zonja Karabina e Këshilltarët e saj nuk duan ta kuptojnë se ka ardhur koha të mbledhin plaçkat. Siç po shihet, ata janë në gjendje veç të bëjnë dëm.

Nuk do ta kenë të vështirë të gjejnë një punë të ndershme. Pra, le të ikin e t’ua lënë përgjegjësinë e reformës në shkencë atyre që e kanë tagrin ta bëjnë një gjë të tillë, titullarëve të ligjshëm të asaj Ministrie, që pritettë vendosen aty në shtator.

Bëjnë mirë të nxitohen, se edhe z. Rama ka lëvizjet e tij të humorit, dhe druaj që në shtator do asistojmë në ndonjë skenë groteske, kur mos o Zot, t’i nxjerrin me polic nga ajo ndërtesë.

Ende nuk ka emra të personave dhe akademikëve që do të kandidojnë për këtë post, por Z Xhufi thotë në shkrimin e tij se në fakt edhe në këtë drejtim nuk ka asgjë të re; kandidatë pritet të jenë ata që kanë qënë deri dje në poste politike.

SHKARKO APP