Rama shkruan për poetin Daut Gumeni: Fat ta njohësh, krenari t’i thuash mik

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbrëmjen kushtuar poetit dhe shkrimtarit Daut Gumeni.

Rama ka postuar një fotoalbum nga mbrëmja kushtuar Gumenit.

“Fotoalbumi i mbrëmjes kushtuar poetit dhe shkrimtarit Daut Gumeni, gusmariotit që sfidoi diktaturën komuniste me dashurinë e tij për lirinë, të cilën e pagoi me thuajse çerekshekulli burg e për të cilën nuk pranoi kurrë të bënte kompromis. Filmi NJE BURRE NE UDHE është një dokument rrëqethës, mbi njeriun, lirinë e krijimtarinë, në ferrin tokësor të totalitarizmit dhe purgatorin e hipokrizisë post-komuniste. Daut, faleminderit që ekziston, miku im!”, shkruan kryeministri Rama.

SHKARKO APP