Raportim nga rrënojat, gazetarja përlotet gjatë rrëfimit

Sot mbushet plot një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku Ora News ka vendosur t’i kushtojnë vëmendje nderimit të viktimave dhe përkujtimin e ndjesive për të ndodhurit në vendngjarje.

Gazetarja Anxhela Celibashi gjatë rrëfimit të momenteve të raportimit nga rrënojat e Durrësit dhe Tiranës, është përlotur në një moment teksa kujton britmat e familjarëve që kërkonin të afërmit që ishin zënë nga pllakat e betonit.

Tërmeti i datës 26 nëntor 2019 i mori jetën 51 personave dhe shënoi edhe mijëra të tjerë të plagosur. Trauma e lëkundjeve të shkallës 6.4 rihter duket se ende nuk ka kaluar.

Ora News - Raportim nga rrënojat, gazetarja e Ora News përlotet gjatë rrëfimit

SHKARKO APP