Rikthehet Rita Ora, e entuaziasmuar për klipin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është rikthyer në muzikë pas një mungese të gjatë. Ajo duket shumë e entuziaste për xhirimet e klipit të ri të këngës “Your Song”. Ky projekt është publikuar para disa ditësh në versionin audio. Pati klikime që në ditët e para, prandaj mendohet se Rita ka vendosur që ta sjellë edhe me klip. E veshur me geta dhe bluze rrjetë në të gjithë trupin dhe me disa copëza lëkure që mbulonin gjoksin e saj, 26-vjecarja duket se po e bën me kënaqësi këtë punë. Kishte një kohë të gjatë që ajo i kishte munguar tregut muzikor, pasi po merrej me angazhime të tjera ndër të cilat bën pjesë edhe përfshirja e saj në kompaninë e të brendshmeve “Tezenis”.

 

SHKARKO APP