Rikthimi i tempullit të Ulpianës antike në 3D

Gërmimi, studimi i materialit dhe rikonstituimi i objektit kanë qenë tri qëllimet e arkeologut Elvis Shala. Për të arritur deri te produkti final i janë dashur katër vjet. E pamja në 3D e Tempullit të Perandorit Trajan kthen vëmendjen tek arkitektura e shekullit II në Dardaninë antike.

Objekti që ishte ndërtuar për kultin e njeriut që qeverisi me Perandorinë Romake prej vitit 98 deri më 117 të erës sonë, është “ngritur në këmbë” nga arkeologu i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Elvis Shala.

Ai ka mbledhur të gjitha gjetjet e hapësirës që ruan rrënojat e monumentit në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës për t’i bashkuar ato në letër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka krijuar imazhin se si mund të jetë dukur ai, përcjell Koha.net. Studimi ka rezultuar me pamjen e objektit që mund të konsiderohet edhe si shtëpi e propagandës për kultin e perandorit në këto anë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?