Rita Ora dhe Dua Lipa injorojnë njëra-tjetrën

Pavarësisht se ndonjëherë është origjina ajo që i bën njerëzit të jenë më solidarë me njëri-tjetrin sidomos kur janë larg vendlindjes, duket se nuk funksionon njësoj për dy vajzat e famshme në arenën ndërkombëtare Dua Lipa dhe Rita Ora. Dy shqiptaret ishin pjesëmarrëse në festivalin e madh të përvjetshëm “Glastonbury” që mbahet në Britani të Madhe. Edhe Rita edhe Dua janë parë në këtë festival në shoqërinë e këngëtares angleze Charlie XCX, por nuk është dhënë asnjë shenjë se ka pasur komunikim mes tyre. Rita dhe Dua janë nga Kosova dhe të dyja kanë prekur majat e famës botërore duke bashkëpunuar me këngëtarë të famshëm dhe duke u bërë pjesë e shumë ngjarjeve të mëdha në botën e muzikës dhe artit në përgjithësi.

SHKARKO APP