Ron Howard, regjisor i dokumentarit të tenorit të famshëm, Pavarotti

Ron Howard do të drejtojë dokumentarin, që do të realizohet mbi jetën e tenorit të famshëm italian Luciano Pavarotti. Pas suksesit të dokumentarit “The Beatles: Eight Days A Week – The Touring Years”, rifillon bashkëpunimi mes Imagine Entertainment të Ron Howard, Brian Grazer dhe White Horse Pictures të Nigel Sinclair dhe Guy East për prodhimin e një pune të autorizuar mbi jetën e tenorit italian. Dokumentari me metrazh të gjatë do të realizohet në bashkëpunim me Polygram Entertainment, partner i Universal Music Group, me bashkëfinancimin e Studiocanal. “Luciano Pavarotti ka pasur një jetë të pasur me ulje e ngritje si një film i madh dramatik dhe si çdo protagonist interesant ka qenë një njeri i kontradiktave të konsiderueshme. Karriera e tij ka qenë e ndjekur nga ambiciet e tij artistike, të pasura me një talent të madh dhe nga një dashuri e thellë për njerëzimin. Mua më intereson të shikoj mënyrën sesi ky pasion ka çuar përpara muzikën e tij dhe lidhjen e ngushtë me publikun”, tha Ron Howard. Tenori i famshëm Luciano Pavarotti vdiq më 26 shkurt 2010 në moshën 71-vjeçare në qytetin e Modenas, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. Pavarotti e arriti suksesin e tij të parë në skenën e operës në Londër në vitin 1963. Gjatë karrierës së tij 45- vjeçare operistike, tenori më i famshëm që nga koha e Karuzos, interpretoi me figura të artit që nga Placido Domingo e deri tek grupi britanik pop, The Spice Girls, megjithë kritikat se kishte sakrifikuar artin për hir të komercializmit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?