Rrënimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës – Shteti asnjë fond

Shtëpia e At Gjergj Fishtës është shkatërruar totalisht. Të vetmet objekte personale të poetit që kanë mbijetuar janë dëmtuar nga lagështira. Ndërkohë që deri më tani nuk është dhënë asnjë fond nga qeveria për riparimin e ndërtesës. 
Në murin e saj nuk qëndron as pllaka që tregonte ekzistencen si monument të kulturës. Veç rrënimit, asgjë tjetër nuk i ka ndryshuar shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës. Familjarët e poetit e kanë rrethuar me qëllim për ta mbrojtur megjithëse ajo brenda po rrëzohet.
Për riparimin e kësaj ndërtese shteti nuk ka dhënë asnjëherë para.
Pas mureve që mbajnë atë ende në këmbë disa objekte personale të “Homerit Shqiptar” At Gjergj Fishta çuditërisht nuk janë rrëmbyer por po dëmtohen.
Lagështira ka depërtuar në brendësi të saj. Zyra e Kulturës Kombëtare në Lezhë nuk di se çfarë do të bëhet me shtëpinë e Fishtës.
Sipas saj është Drejtoria Rajonale në Shkodër ajo që ka në përgjegjësi monumente të tillë.
Po në një kohë kur banesa ku jetoi Fishta po shkon drejt fundit, vargjet e tij ende lexohen… /Abc NEWS/

SHKARKO APP