FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrezikon jetën për të realizuar fotot ku ngjan si personazh i filmit të njohur

Këto foto të cilat janë realizuar në një shkëmb akulli në Crawford Notch, New Hampshire, në SH.B.A., tregojnë një grua që pozon në mes të një cope masive akulli.

Duke parë një version të jetës reale të filmit hit të Disney ‘Frozen’, gruaja bjonde, e cila është e veshur me një fustan blu, mund të ngatërrohet lehtësisht si Elsa, personazhi i filmit.

Ideja për fotosesionin erdhi nga fotografi Jay Philbrick, i cili prej vitesh po realizon fotosesione si ky me bashkëshorten e tij, Vicki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi mori fotografitë menjëherë pasi u publikua filmi, Jay vetëm kohët e fundit i ka bërë ato publike duke marrë një mori komentesh pozitive nga fansat e filmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jay, tha: “Ne kemi bërë fotosesione si ky shumë herë në shkëmbinj por gjithmonë kishim dashur ta provonim këtë gjë në një shkëmb akulli. Këtë dimër kushtet ishin të mira dhe kështu u nisëm. Dita ishte mjaft e ngrohtë për të mos qenë shumë e vështirë për Sarën (modelen), por jo edhe aq ngrohtë sa akulli të shkrihej’.

Dihet se modelja në këtë fotosesion është e siguruar pavarësisht se litarët nuk duken në fotot përfundimtare.

Fotografi tregon se shumë njerëz kanë hamendësuar se fotot janë realizuar me fotoshop por kjo nuk është e vërtetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?