Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samiti i Tiranës ishte i treti drejt konkretizmit të Mini-Schengenit rajonal.

Forum E diel, 22 Dhjetor 2019 11:01
Samiti i Tiranës ishte i treti drejt konkretizmit të Mini-Schengenit rajonal.
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW/Samiti i Tiranës ishte i treti drejt konkretizmit të Mini-Schengenit rajonal. Kjo nismë shihet si strategji që jo vetëm do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik e shoqëror të rajonit, por edhe kohën e anëtarësimit në BE.

Një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj! Një rajon që synon përmes bashkëpunimit mes vendeve të përshpejtojë afrimin me standartet e jetesës dhe vlerat e e BE që të shkurtojë  kohën e anëtarësimt tek ky bashkim. Një Ballkan Perëndimor, (BP) që synon  të garantojë 4 liri themelore: lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këto synime i shprehën qartë liderët e katër vendeve të BP, pjesëmarrës në Samitin e Tiranës që përfundoi punimet e tij të shtunën, (21.12.2019).Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vučić, Kryeministri i Shqipërisë, vendit mikpritës të samitit, Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë në një mendje për domosdoshmërinë e funksionimit efikas të Mini-Schengenit Ballkanik. Ata e përfytyrojnë realizimin e tij në praktikë si një strategji që do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit dhe kohën e anëtarësimit në BE, që mbetet aspiratë e  pandryshuar për të 6 vendet e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Tirana Westbalkanstaaten Regionaltreffen (Reuters/F. Goga)

Origjina e Mini-Schengenit Ballkanik

Në fakt nisma për krijimin „de jure” dhe „de facto” të Mini-Schengenit Ballkanik në thelbin e saj nuk është e re. Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja në procesin e integrimit të BP në BE, e artikuloi për herë të parë Kancelarja gjermane Merkel, në gusht 2014, kur lanҫoi nismën diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Baza e nismës së tanishme janë marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi, por të parealizuara, gjatë 5 viteve të këtij procesi. Liderët e 4 vendeve të BP thanë njëzëri në samitin e Tiranës se Mini- Schengeni është një „Berlin  plus”.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 18 orësh
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51

A zëvendëson Mini-Schengeni ballkanik integrimin në BE?

Qartë dhe pa ekuivoke katër liderët e BP deklaruan që kjo nuk ka asnjë gjasë të ndodhë. “Ky process është në koherencë të plotë me ambicien e të gjitha vendeve të BP dhe angazhimin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Duke bashkuar forcat përshpejtojmë” procesin e integrimit në BE dhe krijojmë” në hapësirën tonë standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE: lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”, theksoi kryeministri Rama.

Rama vuri në dukje në konferencën e përbashkët për shtyp se „vendet e BP i kanë të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje të arritura më parë në kuadër të procesit të Berlinit, të CEFTA apo nismave dhe tryezave të tjera”.

Kurse Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović  e vlerësoi nismën e Mini-Schengenit Ballkanik si “një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar besimin mes vendeve të rajonit dhe forcuar kapacitetet për bashkëpunim në kuadër të nismave më të gjera me BE, ku duan të integrohemi. ”

Milo Djukanovic (DW/A. Ruci)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër  Vučić e sheh me „rëndësi të  jashtëzakonshme nismën dhe bashkëpunimin intensiv e efikas rajonal”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ndal në lehtësirat kufitare në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ai tha, se tanimë është nënshkruar marrëveshja ”one stop shop” në kalimet  kufitare, ku do të përdoren sisteme elektronike dhe qytetarët në gjjithë rajonin do të kalojnë pikat kufitare me kartat e identitetit. „Do të  këtë një procedurë të unifikuar, të vetme për dhënien e lejeve për punës. Maqedonia  e Veriut dhe Shqipëria presin mesazhe pozitive në pranverën e 2020-s,” tha Zaev duke lënë të nënkuptohet mundësia e hapjes së negociatave të anëtarësimiut në samitin e pranverëss BE & BP në Zagreb.

Vučić : Nuk ndryshohen rregullat e lojës

Shpresat  e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në pranverën e ardhshme përforcojnë përqasjen se Mini-Schengeni Ballkanik nuk zëvendëson integrimin në BE. „Ne dëshërojmë të jemi anëtarë të BE. Për këtë kemi kohë që punojmë. Nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë drejtimin strategjik. Nuk kemi marrë ndonjë informacion të ri që do të na bënte të ngurronim dhe të thonim që nuk duam të shkojmë në BE. Përkundrazi  kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër ҫdo ideje për të ndryshuar rregullat e lojës tani. Rregullat e lojës janë përcaktuar dhe vendosur në Selanik në vitin 2003. Ne bëjmë atë që kemi në dorë: organizojmë rajonin dhe kjo nuk varet  nga fuqitë e mëdha”, tha Vučić

Në samitin e Tiranës u theksua, se nisma e Mini-Schengenit Ballkanik mbështetet nga SHBA dhe Komisioni Europian, i cili do t’i japë rajonit vitin që vjen1,2 miliardë euro grante për progresin në realizimin e bashkëpunimit rajonal.

Aleksander Vucic (DW/A. Ruci)

Nismë për të ardhmen

Rama e cilësoi nismën e Mini-Schengenit ballkanik – nismë për të ardhmen e rajonit. Ai e quajti të gabuar refuzimin e autoriteterve të Kosovës për të mos marrë pjesë në samitin e Tiranës. „Kjo nismë është gjithëpëfshirëse,nuk përjashton askënd, nuk ka asnjë kusht. Katër vendet e rajonit kanë hapur derën edhe për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën që kanë nevojë për zhvillim. Refuzimi është vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik. Kjo nismë është urë mes së shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara na ndan, e ardhmja na bashkon. Vetëm duke bashkëpunuar shërojmë plagët e të shkuarës”, tha Rama.

Në samitin e Tiranës morën pjesë përfaqëquses të Komisionit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankës Europiane të  Investimeve që po mbështesin nismën e Mini-Schengenit Ballkanik. Samiti vijues do të zhvillohet në Beograd në fillim të shkurtit 2020.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 33 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.