FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Semaforët e thyer që mbase shpëtojnë dinjitetin e një shoqërie!

Nga Kreshnik Çollaku

Në dhjetor të ’90-s, ne studentëve  që u ngritëm në protestë, gjithashtu na quajtën “rrugaçë dhe halabakë”, pushtetarët dhe byroistët e kohës.

Sot ekraneve disa prej tyre ose ata që lanë pas me hipokrizi neveritëse, na quajnë heronj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne heronj nuk ishim, ne bëmë detyrën ndaj vendit. Ne u rebeluam dhe përfaqësuam në rrugë Revoltën e një Populli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të rinjtë që prej dy ditësh protestojnë në Tiranë, larvat në pushtet e pranë tij, i quajnë po ashtu “vandalë e halabakë”.

Unë mendoj se këta të rinj nuk janë as halabakë, e as rrugaçë, ata nuk janë as heronj.

Ata janë të rinj të revoltuar që protestojnë, duke bërë detyrën ndaj një shoqërie të shtypur, të përgjumur e të trembur.

Po, ata po protestojnë ashpër, ata po thyejnë xhama e disa semaforë.

Por ata po ashtu po bëjnë që Tirana të ngjajë si Parisi, Madridi e Athina.., si çdo kryeqytet i Evropës demokratike ku thyen xhama e “ndizen zjarre” kur liritë, të drejtat, dinjiteti e jeta cenohet.

Po, ata thyen disa semaforë, por ata i dhanë kurajo një shoqërie të shtypur.

Mbase ata semaforë të thyer, kushedi do të na ndihmojnë të mos thyejmë demokracinë dhe mbi të gjitha Dinjitetin Njerëzor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?