Sharon Stone publikon pamjet e audicionit të “Basic Instinct”

Sharon Stone është një nga aktoret më të njohura në botën hollivudiane dhe më gjerë. Aktorja është bërë e njohur më shumë në sajë të shfaqjes në filmin e famshëm “Basic Instinct”. Regjisori Paul Verhoeven i besoi rolin e bukuroshes joshëse me emrin Catherine Tramell. Por, vetëm pas 25 vjetësh të premierës së filmit, aktorja 58-vjeçare ka publikuar videon e audicionit që i solli rolin dhe më pas famën botërore. Pjesa filmike kur Sharon e vendos këmbën mbi këmbë është zgjedhur si një ndër tre skenat më seksi filmike. Filmi ka pasur fitime prej 352 milionë dollarësh nga shfaqjet në ekranet e mëdha të kinemave.

Official Trailer: Basic Instinct (1992)

https://twitter.com/sharonstone/status/895313186190000128

SHKARKO APP