Shefi i policisë bashkiake “vjershë” për Rakip Sulin
Është bërë e udhës që politikanëve t’u thurin lavde, por edhe vargje, që disa i shprehin me këngë, por tashmë edhe me ‘vjersha’.
Por, nuk kishte ndodhur më parë që vargjet të dedikohen nga një punonjës administrate për kryetarin e tij.
Bëhet fjalë për Agim Koçekun, shefin e policisë bashkiake në Kamzë.
Në profilin e tij në Facebook, Koçeku ‘shkrin talentin’ dhe i dedikon disa vargje mbushur plot me lavde për punën e kreut të Bashkisë Kamzë, Rakip Suli.
Ndër rreshta, shefi bashkiak gjen kohën që t’i thurë lavde kryebashkiakut sipas tij për ndryshimet e sjella në Kamzë që pas marrjes së postit në 30 qershor.
Kujtojmë se në 2019 në Shqipëri pas dy dekadave pluralizmi politik, shqiptarët për herë të parë u ftuan të shkonin në kutitë e votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendor me vetëm një alternativë, kandidatët e Partisë Socialiste.
Vargjet e Agim Koçekut për Rakip Sulin:
socialistat ortek pune …!
Rakip Suli vazhdon Rrugen ..!
Shkolla , kopshte , lagje te reja ,
Rruga jone , rruga e dijes ,
Socialistat sjellin pranvere ……
Sjellin pranvere ‘ ne Valias …..!
Qender Kamza Ortek pune ,
Porsi flladi i nje pranvere ,
Restaurohen pallate te larta ,
Ngrihen shkolla , kopshte e çerdhe ….!
Pak n’te majte ‘ ne Bathore ,
Ka marre ‘ zjarre ‘ zemra ime ,
Hape kanale e shtro tuba ,
Pastrohet vendi ‘ me kanalizime ….!
Vije ‘ e gjate , me kilometra ,
Nga Bathorja …..Frutikulture ,
Hape’ kanali sa merre makinen ,
Veper e tille ‘ s’eshte pare kurre ..!
Rakip Suli vazhdon Rrugen ….
Pak me tutje ne Paskuqan ,
Mes dy brigjeve nderton Uren ,
E lidhe Kamzen me Tirane …!
Dhe malsori me Ze ‘ bjeshke ,
Ta jap fjalen si burri , burrit ,
Se kjo Ure , ska emer tjeter ,
Per veç ‘ emrit , te Rakip Sulit …!
Thote banori i Paskuqanit ,
Na ka mbet koka perpjete ,
Nuk eshte shkolle kjo qe ndertuat ,
Por kjo eshte UNIVERSITET ………!
Socialistat me t’parin e tyre ‘ ,
Burra e gra ‘ i kane me ‘ huqe ‘ ,
Plote ndriqim , e me rruge te reja ,
Shkoni e shihni….Kodren e Kuqe ….!
Te majte e t’djathte ,si nje familje ,
Grumbuj , grumbuj…ne Babrru ,
Dalin para e falenderojn Djalin ,
Per punet e mira , qe ke bere ketu’ ..!
A. Koçeku .9.02. 2021 .ora. 17.48′ ..!