Shihni ndryshimin drastik të kandidates së PS për deputete (Foto)
Befason me look-un kandidatja për deputete e PS-së, Najada Çomo. Mjekja e njohur e Infektivit, na ka surprizuar me ndryshimin pak para zgjedhjeve të 25 prillit.
Siç ishim mësuar ta shihnim, Çomo preferonte që t’i mbante flokët ngjyrë të ndezur, ndërsa mbrëmjen e sotme ajo është shfaqur me një pamje të re.
E ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ në tv Klan, Çomo shfaqet shumë ndryshe, me flokë të lyera ngjyrë kafe. Mjekja kishte ndryshuar aq shumë, sa që edhe fëmijët e spektaklit nuk e njohën.
PJESË NGA BISEDA NË EMISION
Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?
Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…
Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.
Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…
Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.