Shpallja e Pavarësisë dhe Lufta e Shkodrës në 28 Nëntor 1912
Nga Blerti Kastrati
Shpallja e Pavarësise dhe Lufta e Shkodrës në 28 Nëntor 1912
Ndërkohë që në Vlorë u shpall Pavarësia dhe u ngrit flamuri, në Shkodër kishte më shumë se një muaj që luftohej për të mbrojtur kryeqendrën e Veriut. 24 000 trupa nga ana e ushtrisë turke me në krye Hasan Riza Pashën dhe Esat Pashë Toptanin dhe 5000 rezervistë shqiptarë (Shkodër, Tiranë, Durrës, Shijak, Elbasan, Lezhë). Lufta e miroganizuar për mbrojtjen e territorit shqiptar dhe Shkodrës tregon qëndresën që kishin marrë përsipër shqiptarët. Sot historia, shteti shqiptar i ka një borxh të madh qytetit të Shkodrës, Veriut të Shqipërisë dhe çdo patrioti që dha jetën në luftën më të përgjakshme të shqiptarëve të shek. XX. Shumë pak është shkruar, shumë pak është thënë dhe shumë spekulime dhe konsipiracione janë thënë për këtë luftë. Dita e Flamurit, 28 Nëntori, duhet kujtuar dhe si ditë për gjakun që u derdh ne veriun shqiptar për të mbrojtur atdheun. Rroftë Shqipëria, rrofshin Shqiptarët!