Shpëtim nga lëkura e yndyrshme, nga ky produkt çudibërës
Fytyrat e yndyrshme sipas dermatologëve kanë disa anë të mira dhe disa të këqija. Tek grupi i parë rendisim vetëhidratimin e fytyrës gjë që siguron lëkurë më të butë dhe të shëndetshme. Këto lloj lëkurash gjithashtu kanë tendencën që të mos krijojnë rrudha aq shpejt sa fytyrat e thata. Megjithatë ata që kanë një fytyrë të yndyrshme e kuptojnë fare mirë që jo çdo ditë lëkura është e hidratuar e butë dhe e shëndetshme.
Yndyra e tepërt ka tendencën të bllokojë poret, të krijojë akne dhe t’ju lërë një lloj shkëlqimi vajor mbi ballë, faqe apo mjekër që nuk është aspak i pëlqyeshëm, sidomos kur është nxehtë. Për të mbajtur një balancë të lëkurës duhet punuar sistematikisht, për ta mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm si dhe për t’i dhënë jetë qelizave nga brenda.
Dy mënyra shumë natyrale dhe ekonomike se si ta bëni këtë fare lehtë në shtëpitë tuaja jua sugjerojmë në këtë artikull. Argjila jeshile të cilën mund ta gjeni të bluar në çdo farmaci ju vjen në ndihmë.
Mënyra e parë
1 lugë gjelle argjilë jeshile
1-2 lugë gjelle çaj rozmarine ose ujë të ngrohtë
Përgatitja
Argjila jeshile ka veti thithëse dhe pastruese ndaj do ta ndihmojë lëkurën tuaj të ndihet e butë dhe e hidratuar pa pasur yndyrë të tepërt në sipërfaqe. Për këtë mjafton të përzieni në një tas të thellë argjilën me çajin ose ujin pak nga pak, derisa të formohet një masë kremoze, por jo shumë e ujshme.
Vazhdoni me përzierjen derisa të shikoni që maska juaj ka marrë formën e një kremi. Lyeni me të fytyrën dhe një pjesë kalojeni deri poshtë në qafë, në mënyrë që e gjithë pjesa që ekspozohet më shumë të marrë trajtim. Prisni për rreth 10-15 minuta derisa të thahet plotësisht.
Mundohuni të mos bëni mimika apo të flisni gjatë kohës që maska thahet që të mos krijoni rrudha në lëkurë. Do ta kuptoni menjëherë efektin e saj pasi fytyra do të ndihet e tërhequr shumë e thatë gjatë këtij procesi, por është një reaksion shumë normal. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë te ngrohtë derisa të keni larguar të gjithë maskën. Ndjesinë e butësisë së përfituar mund ta ruani duke aplikuar tonikun tuaj të preferuar të lëkurën ose me pak krem hidratues.