FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shprehni dëshirat” – Shi meteorësh po vjen

Një rrebesh i vërtetë meteorësh pritet të ndriçojë qiellin të enjten me deri në 120 yje që bien çdo orë.

Shiu i meteorëve apo Geminids, ndodh çdo vit kur toka kalon përmes një mase gjigande mbetjesh të një objekti të quajtur 3200 Phaeton.

Çdo dhjetor, hiri dhe copëzat e përhapura nga Phaeton, digjen ndërsa ndeshen me atmosferën e tokës duke shkaktuar shiun e yjeve që bien  shpjegon NASA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë vit, fenomeni ka nisur më 4 dhjetor, por kulmi pritet të enjten dhe të premten. Për ta shijuar sa më mirë fenomenin, NASA rekomandon që njerëzit të gjejnë një vend të errët.

Swiss Digital Mobile Reklama

NASA thotë se njerëzit në periferi apo në fshat, mund të dallojnë më shumë meteorë se sa vrojtuesit e yjeve në qytete për shkak të ndotjes nga dritat.

Fatkeqësisht, prania e reve do të pengojë shikimin në pjesën më të madhe të Evropës.

Ata që ndodhen në Britaninë e Madhe, Francën veriore, Belgjikë, Holandë, Gjermaninë perëndimore, Portugali dhe Spanjën perëndimore, do të kenë kushtet më të mira të shikimit.

Geminiden 2018 - Geminid Meteor Shower - over 50 Meteors on video

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?