FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria, fjala e dytë më e kërkuar në Google nga turistët italianë

Sardenja është destinacioni më i kërkuar në Google nga italianët kur bëhet fjalë për turizmin dhe pushimet. Por rezultatet e vitit 2018-të kanë nxjerr një fakt interesant, Shqipëria renditet e dyta si fjala më e kërkuar në Google nga turistët italianë.

Vendi ynë ka arritur të ngjitet në majë të preferencave të shtetasve të Italisë, të cilët preferojnë të kalojnë pushimet jashtë vendit të tyre.

Sipas të njëjtave të dhënave, Siçilia renditet në vend të tretë në motorin e kërkimit për vitin që po mbyllet, e më pas vijojnë Greqia dhe Kroacia, që pëlqehen shumë nga italianët, ndërsa në vend të gjashtë ndodhet Toskana e ndjekur nga Zanzibari ekzotik dhe Korsika. Klasifikimin e 10 më të kërkuarave e mbyllin Salentoja dhe Abruco.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?