Shtatë arsye pse duhet të përqafoni patjetër dikë sot
Po cilat janë efektet pozitive të përqafimit në organizmin tonë? Kemi nxjerrë disa prej tyre…
Prekja, përqafimi, janë forma thelbësore komunikimi joverbal për marrëdhëniet njerëzore. Shkenca ka treguar se përqafimi nuk është vetëm një nga “aktivitetet” më të kënaqshme, por është edhe një kurë e vërtetë për t’u ndier më mirë kur vuani nga shqetësime të vogla ose kur zgjoheni me humor të keq dhe ju duket se dita po ju nis ters, shkruan “Revista Psikologji”.
Përqafimi çliron dhe përthith energji pozitive, duke përfshirë në këtë vorbull mirëqenieje të gjithë organizmin tonë, transmeton lajmi.net
Po cilat janë efektet pozitive të përqafimit në organizmin tonë? Kemi nxjerrë disa prej tyre…
PËRMIRËSON HUMORIN
Përqafimi është një ilaç i mirëfilltë kundër depresionit. Në fakt, të përqafojmë dhe të na përqafojnë janë dy veprime që çlirojnë dopaminën brenda organizmit, duke favorizuar kështu prodhimin e endorfinave. Për të përfituar këtë efekt të jashtëzakonshëm, është e rëndësishme të mësoni të lini veten të përqafoni duke relaksuar të gjithë muskujt e trupit.
ZBUT ANKTHIN
Kur zemra fillon të rrahë fort dhe ndjeni se po ju kap ankthi, “zhytuni” në një përqafim, pasi mund të qetësoheni. Përqafimi është një mbështetje e mirëfilltë psiko-sociale, e cila na mbron nga tensioni, nga situata ankthi dhe stresi të cilat mbërthejnë fort rutinën tonë. Ky është përfundimi i studimeve të ndryshme, ndër të cilat edhe një studim i fundit amerikan i botuar në revistën “Psychological Science”.
MBRON NGA SËMUNDJET
Përqafimi funksionon përsosmërisht edhe si forcues i sistemit imunitar. Na mbron nga i ftohti dhe nga sëmundjet, duke rritur mbrojtësit e trupit, si rrjedhojë e rritjes së temperaturës së trupit, e cila na lejon të përthithim mirëqenien e personit që na përqafon, falë veprimit të neuroneve pasqyrë.
LARGON DHIMBJEN E KOKËS
Migrena, dhimbja e kokës, dhimbja e qafës… po shtohen dita-ditës personat që vuajnë nga dhimbja e kokës. Cilado qoftë natyra e dhimbjes, kriza të herë pas hershme, apo edhe dhimbje të përkohshme, dhimbja e kokës mund të qetësohet falë përqafimit. Efekti pozitiv varet nga veprimi i neuro-transmetuesve, të cilat janë ilaçe natyrale që ndikojnë sistemin nervor, duke qetësuar kështu dhimbjen.
TERAPI KUNDËR DHIMBJEVE MENSTRUALE
Çlirimi i endorfinave që çlirohet ndërkohë që përqafojmë dikë, kryen një efekt të mirëfilltë terapeutik në rastin e dhimbjeve menstruale. Prodhimi i endorfinave stimulon punën e neuro-transmetuesve, të cilat kanë të njëjtin efekt me ilaçet, veprojnë mbi dhimbjet. Veç kësaj, përqafimi ul tensionin dhe ndihmon në qetësimin e muskujve, duke zvogëluar kontraktimin muskulor dhe për pasojë edhe shtrëngimet prej menstruacioneve (dhe jo vetëm).
RRIT FUQINË E TRURIT
Të përqafojmë dikë bën të mundur që hemisferat cerebrale të sintonizohen dhe t’i japin jetë një sinkronizimi të mirëfilltë. Ky mekanizëm joshës, të cilin ekspertët e kanë zbuluar nëpërmjet elektrocefalogramës, shton fuqinë e trurit, duke përmirësuar kështu përqendrimin, nivelin e vëmendjes dhe aftësinë e të mësuarit.
FORCON VETËBESIMIN
Përqafimi stimulon prodhimin e oksitoksinës dhe serotoninës: në këtë mënyrë përmirëson mirëqenien trupore dhe emotive. Oksitoksina dhe endorfinat veprojnë më së miri në nivelin e vetëbesimit, duke forcuar dhe shtuar sigurinë në vetvete. Ndjesia e dashurisë dhe e afërsisë empatike të çliruara nga përqafimi bëjnë të mundur që ky reagim fiziologjik pozitiv të forcohet edhe më shumë.